Zbulohet libri, me me portretin autentik të – Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në një medaljon

NDERIM DHE MIRENJOHJE PER SKULPTORIN, PROF. HEINRICH KAUTSCH (1859-1943) AUTOR I MEDALJEVE ME PORTRETIN E SKENDERBEUT .

Populli shqiptar dhe veçanarisht ne studjuesit e historise së filatelisë shqiptare,duhet të jemi mirënjohës një studjuesi të ri dhe shumë të talentuar i cili jeton dhe punon në Francë e quhet Aurenc Bebja, i cili na ka gëzuar pa masë me zbulimin e një dokumenti të ri; një libër i cili është botuar në vitin 1912 në Romë ,Itali dhe të cilin e ka publikuar në blogun e tij: hpttswww.darsiani.com me datën 13 Janar 2018 ku shkruan: “Në veprën me titull “L’Albania” të Vico Mantegazza, botuar në vitin 1912, në Romë, nga shtëpia botuese “Bontempelli e Invernizzi”, gjejmë në faqen,17, një portret të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mundësuar nëpërmjet medaljes artistike të skulptorit Heinrich Kautsch.”

Zbulimi i medaljes me portretin e Skenderbeut të botuar në Librin “L’Albania ,, të autorit Vico Mantegazza mund të konsiderohet si zbulimi më i madh i vitit 2018 në lidhje me studimet përkujtimore me rastin e 550 vjetorit të vdekjes Skënderbeut për këto arsye :

Skulptori i njohur, Prof. Heinrich Kautsch(1859-1943) është autor i disa medaljeve dhe skulpturave të cilat janë vlerësuar dhe cilësuar nga specialistët e arteve figurative nga më të arrirat ,të cilat spikatin për stilin e veçantë të kompozimit dhe bukurinë e rrallë artistike.

Libri me titull “L’Albania” i cili jep një medaljon të skulptorit Heinrich Kautsch verteton nga një burim i dytë i pamvarur se autori i medaljonit të portretit të Skendërbeut ,i cili është vendosur edhe në pullën e parë shqiptare., me Skendërbeun është skulptori ,Heinrich Kautsch.

Por për hirë të së vërtetes medaljoni që jep libri L ‘Albani nuk është ai autentiku i cili është vendosur në pullën e emetuar me 1 dhjetor 1913 ,por Qeveria e patriotit Ismail Qemali mund të ketë porositur jo një ,por disa medaljone tek skulptori ,Heinrich Kautsch.Por studjues të tjerë do të zbulojnë në të ardhmen një dokument apo libër me medaljonin autentik.

Portreti i Skenderbeut i realizuar në medaljonin nga skulptori, Heinrich Kautsch i cili është vendosur në pullën e parë shqiptare të emetuar me 1 dhjetor 1913 ka disa veçori dhe arritje të veçanta , cilësore të cilat janë:

Se pari; Portreti i Skenderbeut i realizuar në medaljon u emetua me vendimin e Qeverise së patriotit Ismail Qemali me 1 Dhjetor 1913 dhe u shtyp në një tirazh 2 milion 950 mije kopje sipas ,John S. Fipps në librin e tij “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe Epirit 1878-1945”faqe 121.

Por vlera të mëdha historike ka një dokument i zbuluar nga Thimi Nika studjuesi i njohur dhe autor i librit ,,Historia e filatelisë Shqiptare,, botuar në vitin 2013,faqe 95 tregon se ; Përlindja e Shqipëris në ,numrin 21 të datës 15-28 Mars 1914 thekson se të gjitha pullat me portretin e Skendërbeut u shtypën në tirazh 2.875.000 copë .

Portreti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skendërbeut duke u bazuar tek dy burime e mësipërme të pamvarura është shtypur, në 2.875.000 (2.950.000 ) afërsisht tre miljon kopje dhe kjo pullë sot ndodhet e shpërndarë në të gjithë botën; publikon portretin e Heriot tonë Kombëtar,Gjergj Kastrioti Skendërbeut më mirë se ç,do dokument tjetër dhe me të drejtë është cilësuar emisioni i pullave me tirazhin më të madh në historinë e pullës shqiptare edhe nga studjuesi i njohur Thimi Nika në   librin ,,Historia e filatelisë Shqiptare,, faqe 95.

Se dyti; Kjo pullë me portretin Skendërbeut shënon pullën e parë shqiptare që ka të ralizuar me mjeshtëri të lartë artistike portretin e Heroit tonë Kombetare –Skendërbeu e cila na jep tiparet karakteristike autentike të Skendërbeut ,siç na i jep të qarta At Dhimitër Frangu ,bashkëkohës i Skendërbeut dhe arkëtari i tij përsonal në librin “Veprat e Lavdishme të Skendërbeut,,të përkthyer nga italishtja e vjetër nga atdhetari Lek Pervizi botuar në ,Tiranë në vitin 2005.

Ky libër siç thekson përkthyesi i tij Lek Pervizi në faqen 12 është i vetmi libër i shkruar nga bashkëkohësit e afërt të cilët jetuan dhe luftuan me Skendërbeun dhe për nga rëndësia që ka,është botuar në gjuhen italiane ne vitin 1506,dhe   ribotuar rreth 20 herë në gjuhët, italiane,franceze ,gjermane ,angleze e tjere.

Por edhe potreti i Skendërbeut që jep në kopertinën e librit të At Dhimitër Frangut ,ngjason me portretin e Skendërbeut ,i cili është vendosur në emisionin e e pullës të emetuar me,1 dhjetor të vitit 1913.

Prandaj kjo është arsyeja që ky portret ka tërhequr interesin dhe vëmendjen e kureshtjen e artistëve,piktorëve,skulptorëve ,historjanëve,studjuesve të artit dhe filatelisë shqiptare dhe të huaj.

Se treti; Në shënjë respekti dhe mirënjohje për Prof. Heinrich Kautsch ,i propozoj ; Komisionit Shtetëror të Pullës Shqiptare që portreti i skulptorit Heinrich Kautsch,me vendim të veçantë të këtij komsioni të emetohet në një pullë postare , përkujtimore së bashku me portretin e Skënderbeut të realizuar në medaljon prej tij ,brenda vitit 2018 me qenë se dhe vendimi i Qeverisë Shqiptare me plotë të drejtë e ka cilësuar vitin mbarëkombëtar të Skendërbeut .

Në këtë emision të pullës duhet të vendoset edhe medaljoni i zbuluar nga studjuesi , Aurenc Bebja në librin me titull “L’Albania” të autorit Vico Mantegazza.

Por vlerat e këtij emisioni pulle do të rriteshin, duke vendosur edhe portretin e studjuesit të njohur të filatelisë shqiptare John S. Fipps për librin e tij :

“Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe Epirit 1878-1945” sepse ky është i pari autor i një studimi të plotë në fushën e historis të filatelisë shqiptare për vitet 1878-1945,sepse John S. Fipps në librin e tij na tregon se portreti i Skendërbeut i cili është vendosur në pullën e parë është marrë nga një medaljon i skulptorit Heinrich Kautsch,pamvarësisht të ndonjë gabimi ortografik i cili mund të gjendet në ç,do libër.

NË KUJTIM TË 550 VJETORIT TË VDEKJES TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT JU KUJTOJ SHQIPTARVE KUDO NDODHEN NJË FRAGMENT TJETËR TË POMËS TË POETIT NAIM FRASHERI:

“A e shihni Skënderbenë

Mbret i mirë ,trim e burrë

U përpoq për Mëmëdhenë ,

Po s,i vdes emëri kurrë

Skënderbeu është i gjallë

Rron e mbretëron për jetë.

Kjo fjalë s,është përrallë

Ndaj t,urtit  është e vërtetë “


HYSEN S.DIZDARI

TIRANE ME, 25 JANAR 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.