Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, duke lënë të frikësuar nxënës e mësues.

Në një klasë në shkollën “Osman Myderizi”, ka rënë papritur suvaja, duke plagosur një mësuese që ka qenë duke dhënë mësim.

Ndërkohë, mësohet se mësuesja e lënduar, me iniciale M.P, është dërguar në një qendër spitalore dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka nxënës të lënduar.

Punonjësit e bashkisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet e rënies së suvasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.