Një 63-vjeçar në Elbasan ka përdhunuar një vajzë të re duke e lënë shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në muajin janar, por vetëm këtë të martë u bë arrestimi i të dyshuarit, pas denoncimit të bërë nga 18-vjeçarja A.I.

I dyshuari është Murat Cangoja, 63 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan. Cangoja akuzohet se në muajin janar, në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, me 18-vjeçaren A.I., banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë. Ndaj Cangojit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.