Foto ilustruese nga fshati Arapaj

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një adoleshente 13-vjeçare u mor me dhunë dhe u tentua të përdhunohej nga tre të rinj.

Ka qenë vetë i ati ai që ka shpëtuar të bijën nga ngjarja e rëndë që mund të ndodhte.

Sipas gazetarit Ervis Kuçi, fatmirësisht babai i vajzës, e cila kishte ikur prej disa minutash nga banesa, është vënë në kërkim të saj dhe në një banesë të braktisur, jo larg shtëpisë së tyre, në fshatin Arapaj të Roskovecit, e ka gjetur në gjendje shoku.

Kanë qenë Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç tre të rinjtë që kanë tentuar ta përdhunojnë dhe që janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pa mundur t’i shkojnë deri në fund aktit të tyre të rëndë.

Banorët e zonës bëjnë me dije se familja e vajzës është në gjendje të vështirë ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.