Dashi

Nëse keni në kokë një ide që ju duket e vlefshme ky eshte momenti i duhur për ta propozuar apo për të tentuar për ta bërë realitet. Mundohuni të jeni më të qartë në diskutime e biseda.

 

Demi

Energjia dhe siguria do t’ju ndihmojnë për të zgjidhur shumë lehtësisht probleme praktike, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë familjare. Do të jeni më romantikë se zakonisht.

 

Binjakët

Në momente të caktuara gjatë ditës së sotme do të jeni vërtetë të paparashikueshëm, e kjo do të bëjë që të jeni superiorë ndaj të tjerëve. Në rritje erosi.

 

Gaforrja

Një situatë yjore pak e favorshme do t’ju shoqërojë në këtë ditë që duket se mund të jetë shumë domethënëse. Do t’ju duhet të organizoni gjithçka mirë e në detaje, duhet të keni kujdes financat.

 

Luani

Sot pritet të jetë një ditë e bukur e plot shkëlqim për ju, do te jeni shumë energjikë, aktivë dhe me plot ide. Është një rast i papërsëritshëm për ju për të shpalosur aftësitë tuaja në sytë e atyre që ju vëzhgojnë.

 

Virgjëresha

Do të jeni pak diplomatikë  dhe shumë intuitivë në raportet e nënkontaktet me të tjerët, por do të jeni shumë kërkues ndaj vetes. Marsi sot ju bën shumë aktivë në aspektin e punës.

 

Peshorja

Me Hënën në kundërshtim është pak a shumë normale që të mos jesh i qetë në planin psikologjik. Kujdes edhe në raportet me partnerin, sepse sateliti i tokës duket se kërkon të mbjellë “sherr”.

 

Akrepi

Të kesh Afërditën në një orbitë pozitive nuk është pak, sidomos për ata që shpresojnë të ndreqin diçka në drejtim të fushës sentimentale. Për të tjerat jeni të aftë  vetë t’i zgjidhni problemet.

 

Shigjetari

Pranvera juaj duket se tani po fillon e për këtë arsye duket se ndjeheni më të gjallë dhe kjo, kryesisht për meritë të Marsit që sjell stimuj të fuqishëm e duket se ju shkund nga plogështia.

 

Bricjapi

Krejt e kundërt është për ju dyshja Mërkur-Mars, efekti i  së cilës do të shërbejë si katalizator për ju. Një njohje e re e rastësishme mund të ndikojë shumë pozitivisht në planin afektiv.

 

Ujori

Nuk do t’ju mungojnë as stimujt e ardhur nga qielli, ku spikat Urani e as ndihma konkrete e një miku të ngushtë për të zgjidhur një problem. Por juve ju mungon kurajo dhe vullneti.

 

Peshqit

Tranziti në shenjë i Marsit duket se korrespondon me fillimin e një periudhe plot impenjime dhe i papërballueshëm prej shumë prej jush. Krejt tjetër paraqitet fusha sentimentale, ku jeni të privilegjuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.