Një person u gjet i pajetë në anë të rrugës në fshatin Kamenicë të Korçës. Sipas policisë, viktima është një 58-vjeçar me iniciale M.A., banor i këtij fshati.

Trupi i pajetë u konstatua nga banorët rreth orës 18:50, të cilët më pas njoftuan policinë.

Dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur, pasi në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Hetuesit janë duke punuar për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.