Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

E Mërkurë 16 Maj: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira ku në veriperëndim nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 9/21°C
Zonat e ulëta 14/23°C
Zonat bregdetare 15/22°C

Kosova per ditën e Mërkurë dt 16 Maj do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira rreshje shiu të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 8°C në mëngjes deri në deri në 19°C në mesditë.

E Enjte 17 Maj 2018

Moti të enjten, do të jetë me kthjellime dhe alternime të pakta vranësirash. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 8/24°C
Zonat e ulëta 14/26°C
Zonat bregdetare 14/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.