Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prej ditësh është vënë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike.

Opozita akuzon ministrin Xhafaj se ka falsifikuar dokumentet zyrtare, me qëllim mbrojtjen e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar në Itali me 7 vite e dy muaj burg, për trafik të lëndëve narkotike.

Opozita prej ditësh kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por deri në këto momente Xhafaj nuk ka ndërmarrë asnjë vendim të tillë.

Një ditë më parë, PD publikoi edhe një material audio-përgjimi, në të cilin sipas tyre vëllai i ministrit të Brendshëm shfaqet duke bërë pazare droge.

Pas publikimit të gjithë këtyre fakteve, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj minimumi duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga posti që mban.

Dorëheqja nuk ka të bëjë me publikimin e djeshëm të përgjimeve, por në asnjë vend demokratik nuk ndodh që të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm një person, vëllai i të cilit është dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Por, ashtu sikurse shikohet edhe nga fotoja e mësipërme, mesa duket Fatmir Xhafaj është një komunist i pandreqshëm që nuk i kupton parimet e demokracisë./ CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.