Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 3 persona kanë marrë me forcë dhe kanë tentuar të përdhunojnë një 13 vjeçare. Mësohet se 13 vjeçarja është çuar me forcë në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar të kryejnë aktin.

Policia ka arritur të kapë dhe identifikojë autorët. Në pranga kanë rënë Redion Tereziu, Jorges Dosti dhe M. Çalameni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.