Një ditë pas ngjarjes së Korçës, ku një 56 vjeçar i dha fund jetës duke u varur në litar ditën e Krishtlindjes, gazetat kanë zbardhur detaje të ngjarjes. Duke iu referuar familjarëve, mësohet se 56­ vjeçari Andrea Diamanti është gjetur i vetëvarur në papafingon e banesës së tij nga i vëllai.

Viktima jetonte vetëm prej 4 vitesh, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Dy djemtë jetonin me ish-gruan në Greqi, ndërsa Diamanti ishte kthyer për të jetuar i vetëm në Korçë. Familjarët thanë se ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike që pas divorcit me bashkëshorten dhe gjendja e tij është rënduar edhe më tepër përgjatë javës së fundit pasi fëmijët e tij kishin refuzuar të vinin në Shqipëri që të kalonin së bashku Krishtlindjen. Një javë më parë, ai u kishte kërkuar të dy djemve të tij që të vinin dhe të festonin së bashku, por ata i janë përgjigjur negativisht ftesës së të atit për shkak të angazhimeve të punës në shtetin helen. Kjo ka ndikuar keq duke e rënduar akoma më shumë gjendjen psikologjike të Andrea Diamantit, i cili përgjatë ditëve të fundit e kishte shprehur hapur te të afërmit se nuk donte të jetonte më dhe se donte t’i jepte fund jetës. “Jam i mërzitur, nuk dua të jetoj më kështu”, mësohet se ishte shprehur ai, por askush nuk e kishte menduar se ai do ta vinte në zbatim atë që thoshte. Sipas të dhënave, paraditen e së hënës, 56­ vjeçari është parë nga fqinjët, të cilët i ka përshëndetur.

Por, prej orës 12:00 të mesditës, askush nuk e kishte parë dhe as kishte mundur të kontaktonte me të në telefon. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili, i shqetësuar, ka shkuar për të kontrolluar në banesë, por e ka gjetur të pajetë 56­vjeçarin, i cili ishte vetëflijuar në papafingo. Menjëherë, ai ka sinjalizuar Policinë, e cila ka nisur hetimet për rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.