Një 41 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka bërë një sërë vjedhjes në urbanin e unazës dhe në QSUT. Ai ëhstë Laert Zhupa, 41 vjeç, banues në Tiranë,

Në njoftimin e policisë thuhet se Zhupa u kap duke vjedhur në rrugën e “Dibrës”, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”. Ai i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale; Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.

Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.

Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin shtetasit M.M.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.