Një familje me banim tek Liqeni i Thatë në Tiranë është duke u përballur me forcat e policisë dhe INUK-un, pasi kërcënohen me shembjen e shtëpisë.

Familja Peti ka vendosur të bëjë rezistencë dhe djali i familjes Kladi Peti ka hipur sipër çatisë dhe sipas tij zgjidhja e vetme është vetëvrasja.

Në një komunikim për News24, Klajdi tha:

Jeta ime ka marrë fund! Nuk kam asnjë zgjidhje tjetër vetëm të hidhem nëse më shembin shtëpinë. Kjo është e padrejtë, sepse kanë gjithçka me leje që prej vitit 2005, ndërsa banesa është ndërtuar vite më parë. Jemi në Gjykatë, ndërsa këta vijën të prishin shtëpinë.”

Familja Peti pretendon se nuk është bërë vlerësimi i duhur i i shtëpisë, madje është qesharak, kështu që në të tilla kushte nuk mund të pranojnë shembjen e banesës.

Deri më tani askush nga organet kompetente nuk ka shkuar për të negociuar me familjen Peti dhe 5 familjarët kanë kërcënuar me vetëflijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.